Kontrabandë me migrantë – dy shtetasve nga Sri Lanka u lëshohet vendimi për qëndrim dyjavor – i dyshuari braktis veturën dhe ik

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kontrabandës me migantë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, të premten në ora 23:00.
“Një drejtues i automjetit, më të vërejtur se njësia policore e ka pikasur dhe kishte qëllim ta ndalonte, ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar të ik. Në një largësi nga aty, ka braktisur veturën dhe ka ikur në këmbë. Në afërsi të veturës janë takuar dy persona meshkuj të cilët ishin pa dokumente. Gjatë bisedës me ta, të njëjtit kanë deklaruar se janë shtetas të Sri Lankës dhe kanë hyrë me atë veturë nga Serbia në Republikën e Kosovës”, thuhet në raport.
Gjatë verifikimit të veturës përmes ka rezultuar se i përket një personi mashkull i Serbisë.
Në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar, ndërsa për shtetasit e huaj është njoftuar Njësia për Migrim të cilëve u është lëshuar vendim për qëndrim dy-javor në Republikën e Kosovës e më pas janë liruar.
Rasti në hetime. /Telegrafi/



















































