LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Qeveria e ka obligim t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve

Konjufca: Qeveria e ka obligim t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve
Foto: Arkiv

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha sot se kabineti qeveritar e ka obligim t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Konjufca këto komente i bëri pas propozimit që pika e rendit të ditës për pyetje parlamentare të bartet në një seancë tjetër pasi janë bërë 80 pyetje dhe ua merr kohën pikave tjera të rendit të ditës.

“Qeveria, kryeministri dhe ministrat e kanë obligim me iu përgjigj pyetjeve parlamentare dhe në çdo mospërgjigjje e kanë vërejtjen e qartë të parlamentit dhe kryetarit të parlamentit që kjo nuk është mirë….”, tha ai.


I pari i legjislativit tha se kjo ishte një pozicionim i Qeverisë së Kosovës e cila nuk është brenda rregullave të Kuvendit dhe këtë sipas tij e kanë ndërlidh me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Megjithatë, së fundmi duket se disa nga partitë kanë rënë dakord rreth votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. “E përgëzoj një lloj marrëveshje e arritur mes grupeve….sot varet prej mobilizimit të deputetëve…”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori