LAJMI I FUNDIT:

Konjufca priti në takim raportuesin e ri për Kosovën në PE, bisedojnë edhe për sulmin në Ibër – Lepenc

Konjufca priti në takim raportuesin e ri për Kosovën në PE, bisedojnë edhe për sulmin në Ibër – Lepenc

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Raportuesin e ri për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Sipas një njoftimi për media, Konjufca i uroi suksese në detyrën e tij të re dhe u shpreh i bindur se përmes bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Terras si Raportues për Kosovën në PE do të ecin së bashku gjithnjë e më pranë qëllimit të integrimit në BE.

“Në këtë takim u diskutua pikërisht rreth kësaj aspirate të Kosovës për integrim që përkon me synimin e zgjerimit nga ana e Bashkimit Evropian.


Bashkëbiseduesit u pajtuan se ky interes i përbashkët i një Evrope sa më të fuqishme, unitare e të bashkuar dhe që garantohet nga fondamenti vleror, është një pikëmbërritje që kërkon kontribut dhe angazhim të gjithashëm e nga të gjitha palët, por që mbetet domosdoshmëri sidomos në situatën ku na vendos kërcënimi që vjen nga pushtimi rus në Ukrainë dhe nga influencat e Rusisë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Konjufca e siguroi raportuesin Riho Terras se institucionet e Kosovës duke përfshirë edhe Kuvendin se do të vazhdojnë punën në adresimin dhe avancimin e çështjeve që kërkon rruga e integrimeve evropiane, por theksoi se kërcënimet e vazhdueshme të ardhura nga Serbia përbëjnë një sfidë të madhe të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

“Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen. Ai shprehu angazhimin dhe gatishmërinë e tij të plotë për të asistuar Republikën e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar përparimin e deritanishëm që ka bërë vendi ynë, përfshirë edhe përkushtimin ndaj drejtësisë dhe arritjet në luftën kundër korrupsionit. Po ashtu, ai dënoi sulmin në infrastrukturën kritike të Kosovës në kanalin e Ibër-Lepencit, duke thënë se kriminelët duhet të japin llogari përpara drejtësisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori