LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: LVV nuk ka mundur që për 52 ditë ta kthejë veriun nën kontroll të plotë të Kosovës

Konjufca: LVV nuk ka mundur që për 52 ditë ta kthejë veriun nën kontroll të plotë të Kosovës

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se kundërshtarët e Lëvizjes Vetëvendosje po mundohen që të përfitojnë poenë politikë midis pandemisë duke u lidhur për veriun e vendit.

“Qeveria jonë e ka gjetur një situatë të caktuar në veri të Kosovës. Nuk ka mundur që VV ta kthejë për 52 ditë veriun në kontroll të plotë të Kosovës. Kur ne po përballemi me virusin e po u themi zgjateni dorën e ndihmës po shohim forca politike që po duan ta keqpërdorin situatën shëndetësore për poenë politikë. Institucionet e Kosovës kanë marrë masa edhe vendime edhe për komunat në pjesën veriore të Kosovës. Vendimin e bëri publik edhe Sveçla dje. Ai ka qenë vendim i brendshëm që është bërë pa publicitet.Është bërë me qëllim që të mos nxis pakënaqësi të panevojshme”, tha ai.

Konjufca në Klan Kosova ka thënë se Vetëvendosje nuk është përgjegjëse për gjendjen në veri.


“Veriun në këtë situatë si e kemi gjetur, ata kanë përgjegjësi. Tash iu paskan kujtuar qytetarët shqiptarë që t’i vizitojnë, këta e kanë qeverisë Kosovën nga 1999, kanë marrë vendim për ndarjen e gjykatës në veri të Kosovës, jo VV. Për 20 vjet që janë grumbulluar tash iu është kujtuar se tash është koha që të zgjidhet çështja e veriut të Kosovës”.