LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Gjykatat tona t`i dënojnë kriminelët edhe në mungesë

Konjufca: Gjykatat tona t`i dënojnë kriminelët edhe në mungesë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh u.d. Presidenti i Kosovës,  Glauk Konjufca, sot ka bërë homazhe te memoriali kushtuar 41 të rënëve në masakrën e Burimit, në Malishevë.

Përkujtimin dhe nderimin e të rënëve në Burim, Konjufca e ka cilësuar si obligim institucional.

“Jemi këtu, gjallë e bashkë, sepse dikush e ka derdhë gjakun. Ata janë rreth 14.000 qytetarë të Kosovës, të cilët janë vrarë e masakruar nga shteti okupator serb. Po ashtu janë edhe 2500 dëshmorë të cilët nën uniformë e kanë dhënë jetën për lirinë tonë”, ka theksuar Konjufca.


Në këtë kontekst, ai ka thënë se familjarët por edhe populli nuk mund të kenë qetësi pa u vendosur drejtësia në vend.

“Është detyrë e jona t`i gjurmojmë, t`i gjejmë, por edhe t`i dënojmë kriminelët. Shteti ynë tashmë i ka të gjitha ligjet e nevojshme, si dhe mekanizmat për t`i dënu ata që kanë bërë masakra gjithandej nëpër Kosovë. Para dy-tre viteve, siç e dini, e kemi miratur ligjin që iu mundëson gjykatave tona t`i dënojnë kriminelët serbë edhe në mungesë. Duhet të shqiptohen dënime për të gjithë ata që argumentohet se kanë bërë krime në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori