LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Gjaku i të rënëve është fuqia e themeleve të shtetit të Kosovës

Konjufca: Gjaku i të rënëve është fuqia e themeleve të shtetit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në pritjen shtetërore të organizuar nga krerët institucionalë me rastin e 24 vjetorit të Çlirimit të Kosovës, iu adresua të pranishmëve, duke theksuar se kjo ditë përveç festimi e gëzimi për çlirimin nga Serbia, është edhe ditë kujtimi, falënderimi e reflektimi.

Duke e konsideruar 12 qershorin njërën ndër datat më të rëndësishme historike për popullin, kryetari Konjufca rikujtoi rrugën e gjatë dhe plot sakrifica të përpjekjes shekullore për t’i dhënë fund okupimit e për ta përmbysur padrejtësinë.

I pari i Kuvendit kujtoi Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë të rënët, dëshmorët e heronjtë e Kosovës, duke përmendur se gjaku i tyre është fuqia e pathyeshme e themeleve të shtetit të lirë e të pavarur të Kosovës. Kryetari Konjufca përmendi edhe veprimtarët, intelektualët, profesorët, studentët, shkrimtarët e udhëheqësit e shquar, të cilët i prinë në çdo fazë popullit shqiptar në rrugën e lirisë e pavarësisë.


Kreu i Kuvendit kujtoi veprimtarin ikonik Adem Demaçi, presidentin historik Ibrahim Rugova, intelektualin tribun Ukshin Hoti dhe strategun e rezistencës  paqësore, Fehmi Agani.

“Projekti i çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës kurrë nuk ishte një përpjekje kundër të tjerëve, por një kauzë e barazisë për të gjithë popullin e Kosovës, pavarësisht përkatësisë kombëtare, etnike, religjioze a gjuhësore”, potencoi ndër tjera kryeparlamentari Konjufca.

Duke theksuar se populli ynë e ka paguar shtrenjtë çmimin e çlirimit dhe pavarësisë nga Serbia, e cila ka përdorur çdo mjet të spastrimit etnik, i pari i Kuvendit tha se shqiptarët bënë sakrifica të mëdha, përjetuan dëbime të dhunshme, burgosje, keqtrajtime e diskriminime, shpronësime, shpërngulje, vrasje e masakrime.

Po ashtu, kryetari Konjufca gjatë fjalimit të tij falënderoi të gjithë miqtë dhe aleatët që kanë dhënë kontributin dhe ndihmën e tyre për çlirimin e Kosovës nga regjimi gjenocidal serb, duke përmendur rolin e çmueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve mike të NATO-s e të Bashkimit Europian.

“Kurrë më Serbia s’do të mund ta bëjë atë që bëri në Kosovë”, shtoi më tutje kryetari Konjufca.

Fjalimin e tij kreu i Kuvendit e përmbylli duke theksuar se secili pushtetar e qytetar, në veprimtarinë e vet nuk duhet të harrojë se Kosova është atdheu ynë i vetëm dhe se përfytyrimin më të mirë për Kosovën e kanë pasur ata që kanë rënë për çlirimin dhe lirinë e saj. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori