Kongresisti amerikan Torres: Serbia t’i tërheq trupat nga kufiri, po përshkallëzon situatën

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar ndaj dislokimit të madh të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
Torres në një postim në X shkruan se është i alarmuar me këtë dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe, ndërkaq ka kërkuar nga Serbia t’i tërheqë trupat.
“Si një përkrahës dhe aleat krenar dhe i palëkundur i Republikës së Kosovës, jam gjithnjë e më i alarmuar nga raportimet për një dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe përgjatë kufirit Serbi-Kosovë", shkruan ai.
Sipas tij, ky është një vazhdim i hapur i cenimit nga Serbia kundër Kosovës që po përshkallëzon tensionet në mënyrë të panevojshme për një kohë të gjatë.
Nga
Telegrafi
30/09/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































