LAJMI I FUNDIT:

Kongresi Panshqiptar Amerikan demanton shkarkimin e dy drejtorëve

Kongresi Panshqiptar Amerikan demanton shkarkimin e dy drejtorëve

Kongresi Panshqiptar Amerikan ka lëshuar një njoftim duke thënë se drejtorët Bleron Baraliu dhe Uk Lushi nuk janë shkarkuar, siç ka pretenduar “klani Bruno-Ceka-Martinaj Vulaj”.

Përmes reagimit, Kongresi shkruan se vetëm Kuvendi apo Bordi themelues kanë të drejtë të shkarkojnë drejtorë, dhe kjo garantohet nga ligjet e shtetit Delaware, ku organizata është regjistruar nga Bordi themelues.

“Bordi Provizional e madje as Bordit i Përhershëm nuk kanë asnjë bazë ligjore për të shkarkuar apo përjashtuar askënd nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan.


Së dyti, mbledhja e organizuar në Zoom nga Klani Ceka-Vulaj nuk ka pasur as legjitimitet dhe as kuorum. Në atë takim privat kanë marrë pjesë vetëm 4 drejtorë provizionalë (Vullnet Dërvishi, Gëzim Rushiti, Pranvera Selenica dhe Dr. Sulejman Çelaj). Dr. Çelaj është inkuadruar në Zoom sa pët t’iu sqaruar të tjerëve bindjen e tij se mbledhja nuk ka qëndrueshmëri dhe Bordi Themelues i ruan të gjitha ingerencat ligjore të organizatës deri në Kuvendin e Përgjithshëm të Kongresit më 12 shtator 2021 ku do të zgjedhen organet dhe udhëheqësia e re. Së treti, statuti provizional i organizatës rregullon qartësisht votimin në mungesë respektivisht “proxy voting”. Vota “proxy” mund t’i delegohet dikujt tjetër vatëm pasi Sekretari i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan të njoftohet me shkrim së paku 5 ditë përpara (Article IV, Section 8.b). Asnjë nga presonat që nuk kanë marrë pjesë në takimin privat të Klanit Ceka – Vulaj nuk kanë deklaruar një qëllim të tillë tek Sekretari Bleron Baraliu, prandaj edhe listimi i emrave të tyre në lajmin e rremë është ilegal”, thuhet në reagim.

Bordi i Drejtorëve të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan me shumicë votash shkarkon Bleron Baraliun dhe Uk Lushin
Lexo po ashtu Bordi i Drejtorëve të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan me shumicë votash shkarkon Bleron Baraliun dhe Uk Lushin

Kongresi Panshqiptar Amerikan shkruan se “klani Vulaj-Ceka” pasi janë përjashtuar për shkelje dhe abuzime, kanë provuar të përbaltin organizatën dhe individë në komunitetin shqiptaro-amerikanë.

“Do të ballafaqohen me ligjet amerikane dhe sistemin e drejtësisë në të gjitha instancat e drejtësisë së SHBA-së për shpifje, manipulim, dhe keqpërdorime. Njoftojmë të gjitha mediat (shqipe) që të vetmet njoftime zyrtare nga Kongresi Pan-Shqiptar janë ato të cilat publikohen në uebfaqen zyrtare www.thepaac.org apo që dërgohen nga adresa elektronike zyrtare info@thepaac.org. Çdo gjë tjetër që vjen nga individë jolegjitimë, pa konfirmimin nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan, është me potencial serioz të bëhet subjekt i gjykatave dhe organeve të drejtësisë në SHBA dhe shtetet tona në Ballkan”, thuhet tutje në sqarim.

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori