Dalin të tjera detaje nga vrasja e dy dite më parë në Pogradec ku një 18-vjeçar vrau me armë zjarri shokun e tij adoleshent pas sherrit për një femër.

Mësohet se grupi hetimor ka pasur akses në profilet e Facebook të autorit dhe viktimës, nga ku ka kuptuar edhe kontekstin e ngjarjes nga bisedat mes dy të rinjve në rrjetin social.


a11

Burimet thanë se mes autorit dhe viktimës në bisedën që është bërë 2 dy orë përpara ngjarjes, ka sharje dhe kërcënime, shkruajnë mediat shqiptare.

Hila akuizoi Muçollarin se ndërhyri në lidhjen e tij me një vajzë.

Fabio Hila, i cili mbeti viktimë, për rreth 60 minuta sa ka zgjatur biseda, ndër të tjera i kërkonte Muçollarit, autorit të takoheshin në lokal për t’u sqaruar.

Në bisedën në Facebook kuptohet se autori dhe viktima ishin shokë.

a1

a2

a3

a4

a5

a6

a7

a8

a9

a10