LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen dhjetëra super-vetura që garonin në autostradë (Video)

Konfiskohen dhjetëra super-vetura që garonin në autostradë (Video)

Policia në Ontario të Kanadasë, i ka konfiskuar dhjetëra super-vetura, që ishin mbledhur në një autostradë dhe bënin vozitje të pa rregullta.

Me këtë rast, janë arrestuar 12 shoferë, ndërsa disa të tjerë janë liruar deri në një vendim tjetër, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, makinat e tyre luksoze dhe sportive janë ndaluar, së bashku me dokumentet përkatëse.


Mësohet se bëhet fjalë për një garë ilegale në rrugë të hapur, ku mund të hynë ndërkohë edhe vetura tjera.

Në mënyrë që të shmanget çdo ngjarje e ngjashme, pritet që pjesëmarrësit të marrin dënime të konsiderueshme, por nuk bëhen të ditura detajet. /Telegrafi/