LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen armë e municion nga bastisja në tri lokacione në Pejë, arrestohen dy persona

Konfiskohen armë e municion nga bastisja në tri lokacione në Pejë, arrestohen dy persona
Foto: Ilustrim

Njësitë policore pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në grupin e organizuar kriminal” dhe “Detyrim” kanë kryer kontroll në 3 lokacione të ndara, me ç’rast në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 3 armë, municion, dy vetura, para të gatshme që dyshohen të jenë përfitim nga veprat penale.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Pejë.

Bastisje në tri lokacione në Pejë – arrestohen dy persona të përfshirë në një grup kriminal
Lexo po ashtu Bastisje në tri lokacione në Pejë – arrestohen dy persona të përfshirë në një grup kriminal

Tutje thuhet se janë arrestuar dy persona dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“Më 15.05.2024  njësitë policore pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale të cekura, duke vepruar sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë kryer kontroll në 3 lokacione të ndara,  me ç rast në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 3 armë, municion, dy vetura, para të gatshme që dyshohen të jenë përfitim nga veprat penale. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/