Konfiskohen 12 aparate të lojërave të fatit në Prishtinë

Të martën në Prishtinë janë konfiskuar 12 aparate të lojërave të fatit, me dyshimin se ishin të pa doganuara.
“Me vendim të gjykatës është bastisur prona e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 12 (dymbëdhjetë) aparate të lojërave dyshohet të padoganuara”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Nga
Telegrafi
14/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































