BE konfirmon vendimin për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Në një samit të rregullt të BE-së, mbrëmë liderët evropianë konfirmuan vendimin për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Drejtuesit evropian takimin e zhvilluan përmes video konferencës dhe tema kryesore ishte coronavirusi.
"Ne i mirëpresim konkluzionet e Këshillit të 25 marsit 2020 për zgjerimin dhe procesin e asocimit dhe të stabilizimit", thuhet në deklaratën e Samitit të liderëve të BE-së.
Lajmi u konfirmua gjithashtu nga Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi në "Twitter", i cili shtoi se puna do të fillojë në kornizën e bisedimeve pasi të vazhdojnë reformat në të dy vendet.
Nga
Telegrafi
27/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































