LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet viktima e parë shqiptare nga coronavirusi në Itali

Konfirmohet viktima e parë shqiptare nga coronavirusi në Itali
Foto: Ilustrim

Konsullja Shqiptare në Milano të Italisë, Anila Pojani, ka konfirmuar se në Itali ka ndërruar jetë një shqiptare me origjinë nga Durrësi, e cila ishte infektuar me coronavirus.

Pojani jep edhe detaje për këtë rast të rëndë, duke u shprehur se edhe familjarët e së ndjerës janë për momentin në karantinë.

“Kemi konstatuar se qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak dhe ka rezultuar pozitive me coronavirus. Dokumentacioni zonjës ka mbërritur sot në Konsullatë. Djali, vajza dhe bashkëshorti i të ndjerës janë të gjithë në karantinë. Ceremonia mortore është pezulluar, për shkak të situatës. Të gjithë viktimat janë në morget përkatëse. Ky virus u përhap shpejt dhe ishte i panjohur. Masat parandaluese këtu në Shqipëri u morën shumë shpejt, u pezulluan aktivitetet sportive, kulturore, u mbyllën muzetë, teatrot etj,”, tha Pojani, për “News 24″.


Anila Pojani deklaroi më pas se situata nga virusi në shtetin italian paraqitet e rëndë, duke vlerësuar se në vendin fqinj janë mbi 8000 persona të prekur nga koronavirusi dhe ka rreth 450 viktima deri në këto momente.

“Nga të dhënat e Drejtorisë të Emergjencave Civile flitet se në Itali janë mbi 8,000 të prekur, nga të cilët rreth 800 janë të shëruar dhe rreth 450 kanë ndërruar jetë, të gjithë në moshë të thyer dhe me probleme të mëhershme. Nuk jepen të dhënat për kombësinë ndaj personit dhe jo tepër të dhënat, pasi bëhet fjalë për rast ku nuk mund të thuhet se është problem kombësie”.

“Zona e Kuqe janë zona ku ka më shumë të prekur. Në momentin që flasim, gjithë zona e Lombardisë, por edhe në Rimini etj., ka rreth 200 mijë shqiptarë. Rreth 92 mijë shqiptarë janë në Lombardia dhe nuk ka të dhëna për shqiptarët e prekur, pasi nuk jepen të dhëna. Shqiptarë të raportuar të prekur nga coronavirusi nuk ka”, tha Pojani.

Në trend Lajme

Më shumë
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Lajme
“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Lajme
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori