Ndonëse akoma nuk është arritur marrëveshja për koalicionin VV-LDK dhe posti i presidentit është pika e cila po i ndan këto subjekte politike. Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri thotë se janë duke u bërë gati për datën e 26 dhjetorit, ndërkaq vetë kreu i LDK-së Mustafa shprehu gatishmëri për t’iu përgjigjur takimeve me Kurtin. Analisti Rasim Alija thotë se çdo alternative tjetër pos kësaj marrëveshje do të ishte më e keqe.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas një takimi që pati me strukturat e këtij subjekti, tha se po priste thirrje nga homologu i tij, Albin Kurti, për një takim.
Megjithatë, pro një marrëveshje të mundshme para fillimit të seancës konstituive, u shpreh nënkryetari i këtij subjekti, Lutfi Haziri.
Madje, përmes telefonit në “Zyrën e Ankesave”, ai pranoi se ka edhe takime të fshehta nga mediet.
“Ka edhe takime kur mediat nuk kanë njohuri. Kanë ndodhur edhe takime të tilla mes palëve. Sot pres dhe natyrisht në çdo kohë e moment pres takime pune mes Mustafës dhe Kurtit sepse është nevojë që marrëveshja të përmbyllet në tërësi si pako që të jemi gati për datën 26 dhjetor”, deklaroi në emisionin “Zyra e Ankesave”, Lutfi Haziri.
Në situatën aktuale, sipas njohësit të zhvillimeve politike, Rasim Alija, dy subjektet e para duhet medoemos të lidhin koalicion, në të kundërtën nëse shkohet në zgjedhje, ata mund të përballën me një bllok nga të gjitha partitë tjera shqiptare.
“Pavarësisht prej mospajtimeve dhe bllokadës rreth presidentit, palët nuk kanë opsion tjetër pos një bashkëqeverisje dhe koalicioni sepse çdo opsion tjetër do të ishte një PAN i dytë. Unë besoj që qytetarët nuk ua kanë dhënë VV-së e LDK-së mandatin për të kthyer gjendjen e vitit 2014 kur ka pasur bllokada”, deklaroi Alija.
Deri më tani, arsye që dihet se po e pengon marrëveshjen, është posti i presidentit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri