Martin Zubimendi pritet të transferohet në Ligën Premier në fund të sezonit, kanë bërë të ditur disa raportime të fundit. 

Zubimendi ka qenë subjekt i thashethemeve të shumta pas paraqitjeve të tij të mira me Real Sociedadin në La Liga. 


Liverpooli kishte tentuar transferimin e reprezentuesit spanjoll, por kishte dështuar në përpjekjet e tyre verën e kaluar. 

Por Zubimendi është në prag të kompletimit të marrëveshjes për t’u bërë pjesë e Arsenalit, me këta të fundit që do të aktivizojnë klauzolën e tij të lirimit prej 51 milionë eurosh. 

Mesfushori spanjoll ka qenë objektiv i Mikel Artetas për 12 muaj dhe bisedimet për transferimin e tij gjatë verës në Londër, tani janë në një fazë të avancuar. 

‘Topçinjtë’ do të donin që ai të bëhej menjëherë pjesë e tyre, por Sociedadi ka insistuar që lojtari të qëndrojë deri në fund të sezonit. 

Zubimendi kishte vendosur që të qëndrojë në Spanjën verën e kaluar mes interesimit që kishte Liverpooli. 

Arsenali nuk kishte bërë ndonjë ofertë formale për 25-vjeçarin në afatet e kaluara kalimtare, por ata përshpejtuan negociatat për transferimin e tij duke marr parasysh se Jorginho dhe Thomas Partey do të mbeten pa kontrata në fund të sezonit./Telegrafi/