Site icon Telegrafi

Konfirmohet ndeshja e radhës për Anthony Joshua

Më në fund rikthimin i kampionit të dyfishtë të peshave të renda është konfirmuar, në një përballje me amerikanin Jermain Franklin.

Anthony Joshua vs Jermaine Franklin tani është finalizuar për 1 Prill në O2 Arena në Londër në atë që premton të jetë një ndeshje shumë interesante rikthimi për kampionin e dyfishtë të peshave të rënda.

Pas shumë thashethemeve rreth kundërshtarëve të Joshua, ku përflitej për një përballje të mundshme me emra si Whyte, McKean dhe Fury, Joshua ka vendosur që të përballet me Jermaine Franklin.

Pavarësisht se nuk është konfirmuar zyrtarisht, ka zëra që Anthony Joshua ka vendosur të shkojë në Amerikë dhe të bashkojë forcat me trajnerin e njohur të Errol Spence Jr, Derrick James.

Kjo mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndryshime në stilin e Joshua.

Kundërshtari i Joushas, Franklin ka duar shumë të shpejta për një peshë të rëndë, kundërgoditje të mirë dhe qëndrueshmëri dhe mban rekord 21-1. /Telegrafi/

Exit mobile version