Juventusi ka konfirmuar se Mattia De Sciglio ka pësuar lëndim të muskujve të pasmë të kofshës dhe do të mungojë së paku 10 ditë.

Mbrojtësi i krahut u dëmtua në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Sassuolos, ashtu që Alex Sandro e zëvendësoi pas 11 minutash lojë.


Fubtollisti italian i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore mëngjesin e sotëm (e enjte) që e kanë konfirmuar lëndimin.

mattia 2 (Foto: Instagram/mattiadesciglio2)

“Mattia De Sciglio këtë mëngjes iu është nënshtruar ekzaminimeve radiologjike në J|Medical që treguan një dëmtim të shkallës së ulët në muskujt e pasmë të kofshës së majtë”.

“Pas afro dhjetë ditësh do të rivlerësohet sërish”, thuhet në njoftimin e Juventusit. /Telegrafi/

telegrafi sport app