Konfirmohen mbi 3 mijë e 600 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Njoftimi i plotë:Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.397 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës. Deri më sot 804.801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 75.445 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.991. Në total numri i rasteve aktive është 33.952. /Telegrafi/








































