LAJMI I FUNDIT:

Edhe 38 të shëruar dhe 10 raste me COVID-19 në Kosovë

Edhe 38 të shëruar dhe 10 raste me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, duke çuar në 823 numrin e personave të infektuar.

Po ashtu janë shëruar edhe 38 pacientë me coronavirus, duke e rritur numrin e të shëruarve në 336.

“Sot më 02 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.


Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë), nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Gërnçar), nga Rahoveci 2 raste.

Sot më 02 maj 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e tetë (38) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej treqind e tridhjetë e gjashtë (336) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 02 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.875 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej tetëqind e njëzet e tre (823) raste, me gjithsej njëzet e dy (22) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 02 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.458.155 raste të COVID-19 dhe 243.213 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Lajme
Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Siguri
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Lajme
Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Lajme
Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Lajme
Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori