LAJMI I FUNDIT:

Konferencë përfundimtare nga programi ‘Forume në bashkësi’

Konferencë përfundimtare nga programi ‘Forume në bashkësi’

Me rastin e 10-vjetorit nga programi ‘Forume në bashkësi’, i cili në Maqedoni filloi të zbatohet në vitin 2006 sot në Shkup do të mbahet konferencë përfundimtare, e cila financohet nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), në partneritet strategjik me Bashkësinë e njësive të vetadministrimit lokal (BNJVL), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencë do të mbajnë fjalim ministrja e Vetadministrimit Lokal, Shiret Elezi, ambasadorja e Zvicrës Sibil Zuter Tehada, si dhe kryetari i BNJVL-së, Koce Trajanovski.

Programi ka për qëllim ta përkrah procesin e decentralizimit në Maqedoni. Qytetarët, në këtë mënyrë, kanë mundësi ta përmirësojnë jetën e përditshme me ide të tyre, kurse administrata të zhvillojë menaxhim lokal përmes pjesëmarrjes, përgjegjësisë dhe besimit, njofton AIM.


‘Forume në bashkësi’ prej vitit 2006 e deri më sot është zbatuar në 59 komuna. /Telegrafi/