Aktivitetet: “Dyer të hapura për Arsimimin e të rriturve në Kosovë nga Anëtarët e Rrjetit ALE-NK” 15 dhjetor 22
Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), në bashkëpunim me organizatën Gjermane – DVV International në Kosovë, Agjencionin për Arsim Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve (AAAPARr), Agjencionin e Punësimit në Republikën e Kosoves (APRK) dhe organizatat tjera anëtare të Rrjetit të Arsimimit për të rritur në Kosovë,- Qendra e Kosovës për Edukim (KEC), Europian Colleage in Kosova (ECK ) dhe Qendra Rinore – Hareja, me datën 14 dhjetor 2022 në Hotel Emerald në Prishtinë, do të mbajë Konferencën: “Roli i Arsimimit të të Rriturve (ARr) në Kosovë “ .
Promovimi i Arsimimit të të Rriturve në Kosovë do të vazhdoj mëtutje edhe me datën 15 dhjetor 2022 , me moton “Dyer të hapura për Arsimimin e të Rriturve në Kosovë” kur do të mbahen aktivitete të ndryshme promovuese për ARr në kuadër të objekteve të anëtarëve të Rrjetit – ALE-NK, nga rajone të ndryshme të Republikes së Kosovës.
Konferenca “Roli i Arsimimit të të Rriturve (ARr) në Kosovë”
Gjatë konferencës do të prezantohen dhe diskutohen përvojat e suksesshme në promovimin e ARr (ALE) përmes promovimit të organizatave anëtare te Rrjetit të Arsimimit të të Rriturve në Kosovë (ALE-NK), dhe bashkëpunimit të tyre me ofruesit tjerë dhe autoritetet kombëtare dhe lokale të ARr në Kosovë.
Konferenca do të zgjasë një ditë dhe do të mbahet në formatin e seancave plenare me të dhëna ekspertësh, prezantime nga përfaqësues të organizatave anëtare të ALE NK , dhe diskutime në panel.
Ajo do të shërbejë si një platformë komunikimi për pjesëmarrësit nga organizatat anëtare të ALE NK, për të shkëmbyer arritjet dhe sfidat në zhvillimin dhe avokimin e mëtutjeshëm për ARr (ALE) në nivel kombëtar dhe lokal.
“Dyer të hapura për Arsimimin e të Rriturve (ARr) në Republikën e Kosovës”-15 dhjetor, 2022
Me moton ”Dyer të hapura për Arsimimin e të Rriturve në Kosovë”, organizatat anëtare të Rrjetit ALE-NK, do ti hapin dyert e tyre për vizitorët (persona të rritur) nga qytete dhe rajone të ndryshme të Kosovës, të cilët do të kenë mundësi të informohen për së afërmi me ofertat dhe programet e arsimimit të të rriturve të organizatave anëtare të Rrjetit–ALE NK.
Aktivitetet do të organizohen nga vetë organizatat anëtare të ALE NK dhe do të mbahen brenda objekteve të tyre.
Të gjitha aktivitetet e organizuara nga anëtarët e Rrjetit të ALE-NK do të reflektojnë në programin “Aktivitetet e organizuara gjatë dyerve të hapura për arsimimin e të rriturve në Kosovë”, i cili do të publikohet në formë të shkruar, në faqet zyrtare të organizatave anëtare të ALE NK, në mediat elektronike në Kosovë dhe në rrjetet sociale.
Andaj, kemi kënaqësinë që të ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e specifikuar më lartë , dhe në aktivitetet e organizuara gjatë “Dyerve të hapura për ARr në Kosovë“.