Konferenca e katërt e Ambasadorëve e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ka filluar ditën e dytë me diskutimet në panelin e parë ku është folur për sigurinë e Kosovës dhe marrëdhënien me NATO-n.
Panelistët kanë vlerësuar se siguria në rajon dhe në botë, ka ndikim edhe në sigurinë e Kosovës.
Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka vlerësuar se siguria globale ka ndikim direkt në sigurinë e Kosovës.
Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO, do të ndikoj për sigurinë e Kosovës dhe atë globale. Kuçi ka thënë se zhvillimet në rajon, por edhe në Lindjen e Mesme kanë ndikim edhe në Kosovë.
Nga ana tjetër ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka thënë se koha në të cilën jetojmë dhe e ardhmja, shkon drejt ndërlidhshmërisë. Prandaj, sipas tij, njohja sa më parë e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është me rëndësi për stabilitetin dhe integrimin evropian të dy shteteve.
Ai ka shtuar se Shqipëria dhe Kosova gjatë viteve të fundit kanë intensifikuar bashkëpunimin me zyra të përbashkëta në Milano e Bari. Kjo ka rritur efikasitetin dhe ofrimin e shërbimeve.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka folur për rolin e NATO-s, përkatësisht atë të KFOR-it në Kosovë dhe sigurinë që po ofron kjo organizatë.
Delawie ka vlerësuar lartë letrën e NATO-s dërguar Kosovës për intensifikimin e bashkëpunimit. Sipas tij, Kosova po kalon në një tranzicion, nga konsumuese e sigurisë në kontribuuese të saj. Ai po ashtu ka theksuar se është shumë i kënaqur me vazhdimin e misionit të KFOR-it për ofrimin e sigurisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka vlerësuar se MPB-ja dhe agjencitë tjera kanë shënuar rezultate të prekshme dhe për lakmi gjatë viteve që po lëmë pas, sidomos gjatë vitit të fundit, por në të njëjtën kohë, në rrafshin e përgjithshëm, sfidat mbesin edhe më tej.
Sipas Hysenit, integrimi i Kosovës në strukturat e sigurisë, euroatlantike dhe ndërkombëtare është i një rëndësie tepër të veçantë, sepse në kohën e internetit, këmbimi i informacionit është thelbësor për luftimin e dukurive negative.
Ai ka folur edhe për sfidën e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, por ka shtuar se vendi ynë do të vazhdojë për përpjekjet që në vitin e ardhshëm Kosova të jetë pjesë e kësaj agjencie.
Ministri i Forcës së Sigurisë, Haki Demolli ka thënë se procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është paraqitur në dy rrafshe, atë legjislativ dhe përgatitjeve për planifikim të transformimit të FSK-së në forcë të armatosur, që gjithsej janë pesë shtylla të transformimit.
Demolli ka thënë se MFSK, në rrafshin bilateral, deri më tash ka nënshkruar 12 marrëveshje bashkëpunimi, përfshirë edhe shtete të NATO-s.
Një rëndësi të posaçme sipas tij, në transformimin e FSK-së ka dhënë Garda nacionale e Iowas, me të cilën bashkërisht, FSK brenda këtij viti kanë shënuar 55 aktivitete të përbashkëta.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka vlerësuar se marrëdhënia e Kosovës me NATO-n, është praktike dhe një aspiratë e konsolidimit. Sipas tij, Kosova është partnerja më e rëndësishme e NATO-s në Evropë, pas Italisë. Majko ka folur edhe për marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, por edhe me shtetet e tjera në rajon.
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka folur për bashkëpunimin e NATO-s me Kosovën dhe në veçanti për partneritetin për paqe.
Ajo ka shtuar se duhet të tregohemi jashtëzakonisht kreativ, jashtë kornizave, në mënyrë që të gjendet një modus për përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe.
Konferenca e katërt e Ambasadorëve të Republikës së Kosovës do të vazhdojë punimet gjatë ditës ku do të diskutohet për “Marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe aplikimi për statusin e kandidatit; Diplomacinë Ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja, Diplomacinë multilaterale: përfitimet nga anëtarësimet dhe aplikimet e reja”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri