Koncepti i Grandsphere do të shfaqet premierë më 2 shtator.

Audi ka njoftuar automjetin futuristik Grandsphere për fillimin e muajit të ardhshëm.


Ky koncept do të vijë vetëm disa javë pas prezantimit të Skysphere po aq novatore - një veturë, gjatësia e së cilës është e ndryshueshme.

Sidoqoftë, ndërsa Skysphere është një dy-vendësh, koncepti Grandsphere ka 4 dyer dhe është krijuar për të njoftuar gjeneratën e re Audi A8.

3820562956124c2ad6158c332165018 v4 big

10877167736124c2ad440d7764919866 v4 big

Fotografitë zbulojnë një automjet "të zgjatur", elegant me një derë të pasme që hapet në drejtim të kundërt nga përpara dhe pa një shtyllë qendrore.

Ashtu si në rastin e konceptit Skysphere, para shoferit janë timoni dhe pedalet që mund të tërhiqen në panelin e kontrollit.

Pavarësisht nga madhësia e tij, koncepti ka një stol të vogël për pasagjerët e pasmë, ndërsa një palë ulëse të përparme ngjajnë me kolltuqe të rehatshme.

12165072436124c2ad21080917680318 v4 big

12911617566124c2ad537c6035291751 v4 big

Dizajni i jashtëm i konceptit Grandsphere është po aq i mrekullueshëm sa në rastin e Skysphere dhe ka fenerë të ngjashëm të hollë LED.

Është gjithashtu i pajisur me rrota të mëdha.

Audi ka konfirmuar se Grandsphere, si koncepti Skysphere dhe Urbansphere e shpallur, bazohet në platformën mekanike për automjetet elektrike Artemis. /Telegrafi/

19511895366124c2ad31503179272449 v4 big