Pjesëtarë të komunitetit egjiptas në Kosovë, kanë protestuar sot para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës duke kërkuar punësim dhe të drejta të barabarta me të gjitha komunitetet tjera në vend.
Me një protestë paqësore, ata kanë hapur Javën e Egjiptasëve duke u thënë institucioneve se janë të aftë të punojnë në të gjitha profesionet, dhe jo vetëm të qëndrojnë pranë kontejnerëve dhe semaforëve në rrugë.
Me parulla “Meritojmë të jetojmë dinjitetshëm”, “Duam të jetojmë të barabartë stop diskriminimit”, “Ngjyra ime ka vlerë është dhuratë nga Zoti”, “Jam komunitet, por kam identitet”, ata kanë kërkuar nga institucionet që t’i trajtojnë të barabartë me të gjithë.
Smajl Demaj, aktivist në këtë organizim, tha se gjatë një viti diskriminohen e më 24 qershor shënojnë ditën e tyre. Ai tha se përbuzen veç pse ‘janë me ngjyrë’ dhe kërkojnë lëmoshë.
“Duam të trajtohemi të barabartë, të jetojmë të barabartë, nuk duam diskriminim, duam punë dhe nuk duam lëmoshë, duam të trajtohemi në mënyrë të drejtë. Duam edhe ne të kemi të drejta nëpër institucione, duam të jemi edhe ne ushtar, polic, nuk duam të jemi djem dhe vajza të kontejnerëve, të semaforët, por të jemi të trajtuar në mënyrë të barabartë dhe të arsimuar në mënyrë të barabartë”, tha Demaj.
Demaj, në emër të tyre, lexoi deklaratën e përbashkët, ku u bëri thirrje institucioneve që t’i marrin parasysh, meqë siç tha ai, dinë të bëjnë edhe punë të tjera, por nuk u jepet mundësia.
“Jam komunitet, por kam identitet, jam komunitet, por nuk jam skllav e as nuk dua të jem mostër e skllavërisë në kohën moderne e në demokraci. Edhe sa 24 qershor të tjerë duhet të vijnë e të dalim këtu në shesh dhe të bërtasim se duam sundimin e ligjit, që dua që ligjet për të më mbrojtur me Kushtetutë të respektohen, asgjë më shumë. Edhe sa duhet të bërtasim t’u tregojmë se nuk jemi djem dhe as vajzat e kontejnerëve dhe as semaforëve. Edhe ne dimë të drejtojmë një laps dhe të kemi dituri, dhe këtë nuk mund ta bëjmë, sepse me barkun e uritur nuk mësohet”, tha ai.
Në fund të protestës, aty ka dalë Besnik Tahiri në emër të kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilët i ka uruar për ditën e tyre.
Ndryshe, në kuadër të Javës së Egjiptasve në Kosovë do të shënohet edhe Dita nacionale e këtij komuniteti më 24 qershor. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania