LAJMI I FUNDIT:

Komunitetet: Sa më shpejt të konstituohet Kuvendi

Komunitetet: Sa më shpejt të konstituohet Kuvendi

Në takimin e thirrur nga i pari i vendit, Hashim Thaçi, për tu konsultuar më partitë se kur duhet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e pakicave kanë deklaruar se e mbështesin vendimin e presidentit për seancë.

Ata para Thaçit kanë thënë se atyre ju intereson që vendi t’i ketë sa më parë institucionet.

“Jemi të interesuar të krijohen sa më parë institucionet e Kosovës, ndërsa sa i përket datës, në jemi të mendimit që kur presidenti e cakton datën e konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë, ne do ta japim përkrahjen tonë. Ne jemi që të respektohen afatet kushtetuese”, ka shtuar Thaçi./Telegrafi/