Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, ndonëse në rrugë të lagështa.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
Nga
Telegrafi
14/04/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































