Rreth 30 minuta pritet në kalimin kufitar "Tabanoc" për dalje nga shteti, informon Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.

Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.


Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë nëpër korsi të thata.

Nesër në periudhën prej 11:30 deri 14:30 është paralajmëruar regjim i posaçëm në rrugën Kërçovë - Ohër, në pjesën Preseka - fshati Vrbjani.

LAMM bën thirrje për vozitje të kujdesshme dhe respektim të sinjalizimeve rrugore./Telegrafi/