Komuna e Gjilanit ka finalizuar procedurën paraprake për ndryshimin dhe plotësimin e statutit, si nevojë për riorganizimin e qeverisjes, ku parashihet rritja e numrit të drejtorëve si dhe komiteteve. Kësisoj janë propozuar 5 drejtori dhe gjithsej 4 komitete të reja.
Përmes një komunikate dërguar mediave Komuna e Gjilanit, ka bërë të ditur se Arben Mehmeti, kryetar i komisionit për ndryshime statutare dhe akte tjera normative, ka thënë se komisioni e ka përfunduar punën sa i përket ndryshimit të statutit të Komunës, ku janë bërë disa plotësime dhe ndryshime në dokumentin aktual sa i përket përmbajtjes dhe po ashtu janë bërë disa përmirësime gjuhësore dhe terminologjike, si dhe qartësime të definicioneve të caktuara, pastaj saktësimi i disa termeve të natyrës alternative, duke ju dhënë një formë të natyrës obligative në fushëveprimin institucional.
Komisioni, duke marrë për bazë edhe kërkesat e qytetarëve, kërkesat e grupeve të caktuara të interesit, shoqërisë civile dhe grupimeve tjera, gjatë diskutimit publik, duke pasur në fokus kryesor interesin qytetar në qeverisjen lokale, ka rekomanduar për Kuvend Komunal ndryshimet në statut edhe sa i përket bordit të drejtorëve, zyrave të kryetarit dhe komiteteve.
Komisioni, me konsensus të plotë ka vendos që të rekomandojë themelimin e disa drejtorive të reja, si nevojë për fuqizim e ristrukturim në përputhje me zhvillimet aktuale sa i përket legjislacionit në fuqi dhe profilizimit të shërbimeve në raport me qytetarët dhe institucione tjera.
Kësisoj komisioni ka propozuar themelimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Drejtorisë së Inspekcionit.
Ndërsa për arsye të profilizimit dhe shërbimeve më efikase në raport me qytetarët, është propozuar që Drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale të ndahet në Drejtori për Shëndetësi Primare dhe Drejtori për Çështje Sociale dhe banim social.
“Po ashtu, si rezultat i nevojës për një përkushtim më serioz në lidhje me disa shërbime më specifike, është arritur pajtimi që të krijohet edhe një drejtori e re – Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit”, ka thënë Mehmeti.
Me qëllim të fuqizimit të rolit të avokaturës komunale, si nevojë e domosdoshme për të qenë në hap me kohën sa i përket shërbimeve, përgjegjësive dhe zhvillimeve të reja në fushën e infrastrukturës ligjore të kësaj fushe, komisioni është dakorduar që të krijohet Zyra e Avokatit të Komunës së Gjilanit.
Njëherësh, është ndryshuar emërtimi Departamentit të Prokurimit, i cili do të quhet Zyrë e Prokurimit.
Ndërkaq, me krijimin e drejtorive të reja, do të shuhet Zyra për Kulturë, Rini e Sport.
Po ashtu, në kuadër të këtyre ndryshimeve, është rekomanduar krijimi i Komiteteve të reja, si kërkesë e grupeve të caktuara organizimeve të njerëzve si dhe krahas themelimit të drejtorive, edhe atë: Komiteti konsultativ për persona me aftësi të kufizuar, Komiteti për shëndetësi primare, Komiteti për çështje sociale dhe banim social si dhe Komiteti për mbrojtje të mjedisit.
Mehmeti ka thënë se të gjitha këto ndryshime janë bërë me konsensus të plotë të të gjithë anëtarëve të komisionit që kanë qenë të pranishëm, përveç përfaqësuesit të komunitetit serb, i cili ka munguar në mbledhjen e fundit të komisionit, kur janë bërë ndryshimet sa i përket strukturës organizative të Komunës.
Komisioni ka qenë i përbërë nga anëtarë të LDK, LVV, PDK, AAK, NISMA, AKR dhe minoriteti serb. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova