Vendimi i Qeverisë në detyrë që sot të hapen çerdhet në gjithë Kosovën si duket ka dështuar, pasi që shumë komuna, përfshirë edhe Prishtinën njoftuan se nuk do mund t’i hapin çerdhet për shkak se janë njoftuar me vonesë dhe nuk i kanë bërë përgatitjet e duhura.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli për KosovaPress, ka deklaruar se çerdhet dhe kopshtet në kryeqytet do jenë të gatshme të hapen nesër.
“Ne jemi në vazhdën e punimeve, të dezinfektimit dhe të përgatitjes së pranimit të fëmijëve në çerdhe dhe kopshte. Sigurisht që nesër do të jenë të gatshme, janë disa prej tyre që nuk janë të gatshme. Por, sot është duke u punuar në ato, dhe duhet të përgatiten ato hapësira që të jenë për fëmijët të pastra dhe të dezinfektuara”, deklaron ai.
Çerdhet nuk janë hapur as komunën e Suharekës. Këtë e arsyeton kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj i cili për KosovaPress, tha se hapje e kopshteve dhe çerdheve sot ka qenë e pamundur pasi me vonesë janë njoftuar për këtë vendim.
Ai tha më 3 qershor pret që të hapen institucionet parashkollore për 0-5 vjet në Suharekë.
“Dje është marr një vendim për hapjen e çerdheve, unë menjëherë e kam autorizuar drejtorin për Arsim që me punua në këtë punë. Sot ka raportuar në mëngjes që çerdhet do hapen më 3 për arsye se sot kemi fillua me bënë pastrimin, dezinfektimin dhe në momentin që kryhen besoj që me 3 e mërkurën fillojnë çerdhet në Suharekë me punua, edhe në qendër edhe në Mushtisht dhe kudo ku kemi çerdhe. Nuk kemi pasur mundësi mbrëmë e kemi marr vendimin sot me startua pasi që ka disa masa që duhet t’i kryejmë në radhë të parë e pastaj të fillojmë me punën”, theksoi Muharremaj.
Përveç këtyre dy komunave, çerdhet sot nuk i kanë hapur edhe disa komuna të Kosovës si Gjakova, Mitrovica, Drenasi, Skenderaj, Obiliq, Shtime.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se në këtë komunë nuk mund të hapet çerdhja publike, pasi e kanë marrë vendimin nga Qeveria e Kosovës me vonesë.
“Për shkak të njoftimit me vonesë, me qëllim të përgatitjes më të mirë, ndermarrjes së masave parandaluese kundër infeksionit COVID-19 dhe ruajtjes së shëndetit të fëmijëve tonë, çerdhja “Nëna Zahide” nuk do të hapet. Për datën e hapjes së saj do të njoftoheni me kohë. Deri atëherë vazhdoni t’i kushtoni kohë fëmijëve në shtëpi, t’i edukoni e mishëroni me ngrohtësinë dhe edukatën familjare”, ka shkuar Jashari.
Reagim për vendimin e qeverisë për hapjen e kopshteve mbrëmë ka pasur edhe i pari i Gjakovës, Ardian Gjini. Ai madje këtë vendim e ka quajtur nonses dhe ka kërkuar nga prindërit që fëmijët mos t’i dërgojnë sot në kopshte dhe çerdhe.
Për vendimin e mbrëmshëm të qeverisë së Kosovës për hapjen e institucioneve parashkollore ka reaguar edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës. Ata kanë thënë se për shkak të njoftimit me vonesë nga institucionet qendrore sot nuk po hapen çerdhet as kopshtet në komunat e Kosovës.
Asociacioni i Komunave ka kërkuar nga institucionet qendrore që të kemi koordinim më të mirë dhe efektiv për të mirën e përbashkët dhe jo vetëm në parandalimin e pandemisë Covid-19 por edhe për çështje tjera të interesit publik.
“Sot nuk kanë nis punën çerdhet dhe kopshtet në komunat e Kosovës sepse njoftimi dhe vendimi i institucioneve qendrore u shpall dje pasdite e duke e shtuar konfuzionin në orët e vona të mbrëmjes si për institucionet qendrore ato komunale ashtu edhe për bartësit e institucioneve parashkollore dhe vetë prindërit. Kryetarët e Komunave vlerësojnë se në këtë rast, kishte mungesë totale të koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe vetë Komunave dhe fatkeqësisht nuk është hera e parë e besojmë që do jetë hera e fundit. Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon edhe njëherë nga institucionet qendrore që të kemi koordinim më të mirë dhe efektiv për të mirën e përbashkët dhe jo vetëm në parandalimin e pandemisë Covid-19 por edhe për çështje tjera të interesit publik”, thuhej në reagimin e tyre.
Qeveria në detyrë e Kosovës me qëllim të parandalimit të COVID19, më 13 mars ka mbyllur institucionet parashkollore.
Kujtojmë që mbrëmë Qeveria në detyrë e Kosovës me qëllim të lehtësimit të masave karshi pandemisë COVID19, ka vendosur për hapjen e çerdheve, kafiterive, restauranteve, institucioneve parashkollore, kufijve tokësor, sektori i gastronomisë./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025