LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 12° partlycloudy_day

Komuna e Vushtrrisë lanson platformën që synon ruajtjen e kujtesës kolektive për mësimin në shtëpitë-shkolla gjatë viteve të 90-ta

Komuna e Vushtrrisë lanson platformën që synon ruajtjen e kujtesës kolektive për mësimin në shtëpitë-shkolla gjatë viteve të 90-ta
Platforma "www.shtepiteshkolla.org"

Drejtoria për Arsim në Komunën e Vushtrrisë, në bashkëpunim me organizatën “SpaceSyntaKs” kanë lansuar dje platformën www.shtepiteshkolla.org.

Kjo platformë synon ruajtjen e kujtesës kolektive për mësimin në shtëpitë-shkolla, gjatë viteve të 90-ta kur asokohe regjimi serb mbylli shkollat, shkruan Telegrafi.

Drejtori i kësaj drejtorie, Albanez Tahiraj ka thënë se në këtë platformë është krijuar harta digjitale e hapësirave që kanë shërbyer si shtëpi-shkolla gjatë asaj periudhe në Vushtrri.


Tahiraj ka thënë se deri më tani janë evidentuar 39 shtëpi-shkolla që kanë funksionuar në territorin e Komunës së Vushtrrisë.

Enver Bajrami nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Vushtrrisë, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se qëllimi i kësaj platforme është ruajtja e kujtesës kolektive për mësimin paralel përgjatë viteve 90-ta në Kosovë. Sipas tij, ato qendra ishin “vatra të diturisë dhe mbijetesës së arsimit shqip”.

Harta digjitale nga kjo platformë

Bajrami ka shtuar se një platformë e tillë do t’i shërbejë historisë kombëtare të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Platforma e tillë do t’i shërbejë historisë kombëtare të Kosovës dhe gjithë brezit të ri, rrjedhimisht nderon gjithë ata pronarë, familjar të pronave dhe protagonistët e asaj periudhe, mësimdhënësit”, ka theksuar ai.

Më tej, ai ka treguar se evidentimi i shtëpi-shkollave është bërë bazuar në literaturën e botuar dhe duke intervistuar drejtpërdrejt pronarët e shtëpive.

Pamje nga lansimi i platformës

“Evidentimi i shtëpi-shkollave është bërë bazuar të literaturën e botuar, duke intervistuar drejtpërdrejt pronarët dhe duke e lënë mundësinë e hapur që me dëshmi të identifikojnë këto shtëpi qëndrese”, ka potencuar mes të tjerash Bajrami.

Tutje, ai ka deklaruar se projekti synon që brenda vitit 2025 të përmbyllet dhe të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Mianmar - momenti kur shemben ndërtesat në Tajlandë

Tërmet i fuqishëm në Mianmar - momenti kur shemben ndërtesat në Tajlandë

Azia
Trump organizoi iftarin tradicional: Në Shtëpinë e Bardhë keni dikë që ju do

Trump organizoi iftarin tradicional: Në Shtëpinë e Bardhë keni dikë që ju do

Amerika
Edhe urat nuk i rezistuan tërmetit të fuqishëm në Mianmar

Edhe urat nuk i rezistuan tërmetit të fuqishëm në Mianmar

Azia
Gjenden tri armë të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë, dyshohet se u përdorën në rastin e vrasjes në Prishtinë

Gjenden tri armë të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë, dyshohet se u përdorën në rastin e vrasjes në Prishtinë

Kronika e Zezë
Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Magazina
Dodik u mundua të ulet afër Netanyahut - organizatorët e dëbojnë nga konferenca në Jerusalem

Dodik u mundua të ulet afër Netanyahut - organizatorët e dëbojnë nga konferenca në Jerusalem

Azia
Kalo në kategori