Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme, të thirrur me kërkesë të kryetarit të komunës, Bekim Jashari, ku është miratuar propozim vendimi për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19.
Më anë të këtij vendimi Komuna e Skenderajt vë në dispozicion 139 mijë euro të bartura nga Drejtoria e Urbanizmit, mjete këto që do të shfrytëzohen për mbulimin e kërkesave dhe nevojave të Shtabit Emergjent të Skenderajt me saktësisht për menaxhimin e situatës së krijuar nga ky virus, duke përfshirë këtu furnizimin me barna ose përkrahjen për rastet sociale.
Për arsye të transparencës, i pari i komunës, Bekim Jashari, kërkoi nga anëtarët e Kuvendit Komunal, që të propozojnë tre anëtar për tu bërë pjesë e punës së Shtabit Emergjent dhe tre anëtar të tjerë për Komisionin për monitorim të mjeteve të ndara.
Kr yetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, informoi asamblistët e Kuvendit Komunal, për hapat që ka ndërmarrë komuna për parandalimin e infektimit me virusin COVID-19.
Krahas anulimit të procesit mësimor, tubimeve, konferencave, dëgjimeve publike, ngjarjeve sportive etj, Komuna e Skenderajt në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës ka pezulluar edhe seancat e Kuvendit Komunal, si dhe në koordinim me OVL-UÇK, ka anuluar të gjitha aktivitetet përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e Skenderajt.
Si masë tjetër parandaluese është bërë pastrimi e dezinfektimi i rrugëve, i të gjitha hyrjeve të banesave në Skenderaj, kurse tani është në procedurë edhe dezinfektimi i institucioneve shkollore, shëndetësore, atyre të sigurisë etj.
Kreu i Komunës, Bekim Jashari, bëri të ditur se me qëllim të identifikimit paraprak të pacientëve të prekur me COVID-19 është vendosur tenda me ekip mjekësor në hyrje të QKMF-Skend eraj, si masë preventive. Gjithashtu për të regjistruar personat që kanë ardhur në Skenderaj, në dy javët e fundit, është lansuar edhe platformën online ku qytetarët po regjistrohen dhe QKMF- po i kontakton rregullisht për t’u siguruar që gjendje e tyre është stabile.
Jashari tha se për të regjistruar personat që kanë ardhur në Skenderaj, në dy javët e fundit, kemi lansuar edhe platformën online ku qytetarët po regjistrohen dhe QKMF- po i kontakton rregullisht për t’u siguruar që gjendje e tyre është stabile.
“Po ashtu Inspektorati Komunal po merret me shqetësimet e qytetarëve rreth rritjes artificiale të çmimeve të artikujve ushqimor, medikamenteve dhe preparateve dezinfektuese, me ç’rast ka paralajmëruar bizneset që nëse do të këtë rritje të çmimeve inspektorati komunal do të ndërmarrë veprime ligjore sipas legjislacionit në fuqi. Në lidhje më këtë Inspektorati në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka shqiptuar disa gjoba por edhe ka mbyllur disa lokale të cilat nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për mbyllje”, tha Kryetari Jashari.
Për përkrahjen dhënë familjeve në nevojë Kryetari Jashari ka falënderuar shoqatat e bizneset e ndryshme.
“Ditëve të fundit kemi pranuar pako ushqimore e miell nga shoqata bamirëse e biznese, të cilat janë shpërndarë nga Qendra për Punë Sociale. Andaj edhe sot dua t’i falënderoj për përkrahjen shoqatën “Jetimat e Ballkanit me hoxhën Halil Kastrati, “Duart e Bamirësisë, fondacionin “Firdeus” të hoxhës Elvis Naçi si dhe biznesin “Elkos Grup”, tha i pari i komunës së Skenderajt.
Në fund të kësaj seance kryetari i Komunës së Skenderajt apeloi qytetarët që të respektojnë masat dhe këshillat e vendosura nga Instituti i Shëndetësisë Publike dhe nga institucionet tjera.
Në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!
Pa frikë e panik por me kujdes të sh tuar jemi bashkë dhe do t’ia dalim!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë