Në mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunal, të thirrur me kërkesë të Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është miratuar propozim vendimi “Për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19”.
Më anë të këtij vendimi Komuna e Skenderajt vë në dispozicion 139 mijë euro të bartura nga Drejtoria e Urbanizmit, mjete këto që do të shfrytëzohen për mbulimin e kërkesave dhe nevojave të Shtabit Emergjent të Skenderajt me saktësisht për menaxhimin e situatës së krijuar nga ky virus, duke përfshirë këtu furnizimin me barna ose përkrahjen për rastet sociale.
Për arsye të transparencës, i pari i komunës, Bekim Jashari, kërkoi nga anëtarët e Kuvendit Komunal, që të propozojnë tre anëtar për tu bërë pjesë e punës së Shtabit Emergjent dhe tre anëtar të tjerë për Komisionin për monitorim të mjeteve të ndara.
Jashari, informoi asamblistët e Kuvendit Komunal, për hapat që ka ndërmarrë komuna për parandalimin e infektimit me virusin COVID-19.
Krahas anulimit të procesit mësimor, tubimeve, konferencave, dëgjimeve publike, ngjarjeve sportive etj, Komuna e Skenderajt në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës ka pezulluar edhe seancat e Kuvendit Komunal si dhe në koordinim me OVL-UÇK, ka anuluar të gjitha aktivitetet përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e Skenderajt.
Si masë tjetër parandaluese është bërë pastrimi e dezinfektimi i rrugëve, i të gjitha hyrjeve të banesave në Skenderaj, kurse tani është në procedurë edhe dezinfektimi i institucioneve shkollore, shëndetësore, atyre të sigurisë etj.
Jashari, bëri të ditur se me qëllim të identifikimit paraprak të pacientëve të prekur me COVID-19 është vendosur tenda me ekip mjekësor në hyrje të QKMF-Skenderaj, si masë preventive. Gjithashtu për të regjistruar personat që kanë ardhur në Skenderaj, në dy javët e fundit, është lansuar edhe platformën online ku qytetarët po regjistrohen dhe QKMF- po i kontakton rregullisht për t’u siguruar që gjendje e tyre është stabile.
Kryetari Jashari tutje tha se për të regjistruar personat që kanë ardhur në Skenderaj, në dy javët e fundit, kemi lansuar edhe platformën online ku qytetarët po regjistrohen dhe QKMF- po i kontakton rregullisht për t’u siguruar që gjendje e tyre është stabile.
“Po ashtu Inspektorati Komunal po merret me shqetësimet e qytetarëve rreth rritjes artificiale të çmimeve të artikujve ushqimor, medikamenteve dhe preparateve dezinfektuese, me ç’rast ka paralajmëruar bizneset që nëse do të këtë rritje të çmimeve inspektorati komunal do të ndërmarrë veprime ligjore sipas legjislacionit në fuqi. Në lidhje më këtë Inspektorati në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka shqiptuar disa gjoba por edhe ka mbyllur disa lokale të cilat nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për mbyllje”, tha Kryetari Jashari.
Për përkrahjen dhënë familjeve në nevojë Kryetari Jashari ka falënderuar shoqatat e bizneset e ndryshme.
“Ditëve të fundit kemi pranuar pako ushqimore e miell nga shoqata bamirëse e biznese, të cilat janë shpërndarë nga Qendra për Punë Sociale.
Andaj edhe sot dua t’i falënderoj për përkrahjen shoqatën “Jetimat e Ballkanit me hoxhën Halil Kastrati, “Duart e Bamirësisë, fondacionin “Firdeus” të hoxhës Elvis Naçi si dhe biznesin “Elkos Grup”, tha i pari i komunës së Skenderajt.
Në fund të kësaj seance Kryetari i Komunës së Skenderajt apeloi qytetarët që të respektojnë masat dhe këshillat e vendosura nga Instituti i Shëndetësisë Publike dhe nga institucionet tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës