Komuna e Prizrenit është vlerësuar me një çmim ndërkombëtar për krijimin e mjedisit të favorshëm për zhvillimin e ndërmarrësisë, në ceremoninë e mbajtur në Mal të Zi.
Drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rasim Demiri ka njoftuar se në emër të kryetarit Shaqir Totaj ka pranuar çmimin e artë dhe mirënjohjen për punën e Komunës së Prizrenit në fushën e krijimit të një mjedisi dhe klime të mirë për zhvillimin e ndërmarrësisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore “GlobalLocal”, raporton Telegrafi.
Ky çmim, sipas tij, jepet për rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore sipas vendimit të Komitetit Ndërkombëtar të Pavarur për dhënien e çmimeve dhe mirënjohjeve nga Forumi Ndërkombëtar Ekonomik Perspektive, me mbështetjen e Kongresit Botëror të Ndërmarrësve.
Demiri ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit ka marrë këtë çmim në konkurrencë me qytete nga shtatë shtete, si Austri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Kroaci, Maqedoni e Veriut, Slloveni dhe Serbi, në mesin e 89 kandidatëve, qyteteve dhe institucioneve.
“Komuna jonë ka marrë çmimin e artë si një nga tre komunat me këtë mirënjohje, në ceremoninë e mbajtur në Podgoricë dhe në Budvë, në prani të përfaqësuesve më të lartë të shtetit mikpritës dhe të rajonit, ministrave përkatës nga vendet e rajonit, përfaqësuesve të trupit diplomatik, dhe personaliteteve të tjera të nderuara dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveritare nga Evropa Qendrore dhe Juglindore”, ka njoftuar Demiri në rrjetet sociale.
Ai ka shtuar se në kuadër të programit, ka folur edhe në panelin e Kongresit Botëror të Ndërmarrësve në Budvë, ku ka veçuar rëndësinë e ndërmarrësisë për zhvillimin ekonomik lokal si dhe për projektet e Komunës së Prizrenit që zbatohen për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e ndërmarrësisë, raporton Telegrafi.
“Çmime dhe mirënjohje të tilla në arenën ndërkombëtare janë një pasqyrim i përkushtimit tonë për të ndihmuar procesin e zhvillimit ekonomik në nivel lokal dhe Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të mbështesë të gjitha bizneset që operojnë në komunën tonë dhe të krijojë një klimë edhe më të favorshme për zhvillimin ekonomik të qytetit tonë”, është shprehur drejtori Demiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

QRTK Prizren nis hartimin e projektit për restaurimin e Kullës së Zaptive në Zym

Pas një dekade kërkesash, Prizreni përuron tualetet publike të qasshme për të gjithë

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren sonte shfaq reprizën e tragjikomedisë “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër”

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk