LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 18° partlycloudy_day

Komuna e Prizrenit dhe Policia e Kosovës bashkëpunojnë për shërbime më të mira policore në Reçan

Komuna e Prizrenit dhe Policia e Kosovës bashkëpunojnë për shërbime më të mira policore në Reçan

Drejtuesit e Komunës së Prizrenit dhe ata të Policisë së Kosovës, të mërkurën, janë dakorduar për fuqizimin e infrastrukturës policore në fshatin Reçan.

Sipas njoftimit të Komunës, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, kanë nënshkruar kontratën për dhënien përkatësisht marrjen në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit për raste të veçanta, raporton Telegrafi.


“Objekt i kësaj kontrate është shfrytëzimi i një pjese të ndërtesës së Komunës në Reçan, në sipërfaqe prej 82.29 m², pasuri shoqërore e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, që i jepet në shfrytëzim Policisë së Kosovës për ofrimin e sigurisë dhe shërbimeve tjera policore banorëve të kësaj ane”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Kryetari Totaj ka vlerësuar vazhdimisht se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është i domosdoshëm për të garantuar një ambient më të sigurt për qytetarët. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë

Të shtëna me armë zjarri në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë

Kronika e Zezë
​Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika dërgohen në gjykatë

​Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika dërgohen në gjykatë

Lajme
Vatikani publikon imazhet e para të Papa Françeskut, pas vdekjes – varrimi i tij është caktuar për të shtunën

Vatikani publikon imazhet e para të Papa Françeskut, pas vdekjes – varrimi i tij është caktuar për të shtunën

Botë
Rrëzohet vinçi te “Rruga A” në Prishtinë

Rrëzohet vinçi te “Rruga A” në Prishtinë

Lajme
Dosja hetimore - Vrasja e rreshterit Lika u krye për 47 sekonda, ishte përcjellë hap pas hapi

Dosja hetimore - Vrasja e rreshterit Lika u krye për 47 sekonda, ishte përcjellë hap pas hapi

Lajme
Bardhi për Gjestin: E kam mik të vjetër, kam qenë figura e vetme e estradës që kam pasur bashkëpunim me të

Bardhi për Gjestin: E kam mik të vjetër, kam qenë figura e vetme e estradës që kam pasur bashkëpunim me të

Magazina
Kalo në kategori