Komuna e Podujevës shpall konkursin për bursa studentore për vitin akademik 2025/2026
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se komuna ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët për vitin akademik 2025/2026.
Sipas tij, ky konkurs është hapur përmes Drejtorisë së Arsimit dhe synon mbështetjen e studentëve nga Komuna e Podujevës në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.
“Mbështetja e të rinjve dhe investimi në arsim mbeten ndër prioritetet tona kryesore. Përmes Drejtorisë së Arsimit kemi shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2025/2026”, ka bërë të ditur Bulliqi.
Ai ka ftuar të gjithë studentët që plotësojnë kriteret e përcaktuara të aplikojnë për të përfituar nga kjo mundësi.
“I ftoj të gjithë ata që plotësojnë kriteret të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi mbështetjeje për rrugëtimin e tyre në arsim dhe zhvillim profesional”, ka shtuar ai.
Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se të gjitha detajet lidhur me kushtet dhe kriteret e aplikimit janë të publikuara në faqen zyrtare të komunës. /Telegrafi/




























