Komuna e Podujevës mbështet fermerët me 10 laktofrizë 300-litërshe

Komuna e Podujevës ka shpërndarë sot 10 laktofrizë me kapacitet prej 300 litrash për fermerët llapjanë, në kuadër të projektit “Furnizim me pajisje për blegtori – Lot II”.
Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, dhe drejtoresha e Bujqësisë, Lirie Hoti, përcjell Telegrafi.
Kryetari Bulliqi uroi fermerët përfitues dhe theksoi përkushtimin e komunës për të mbështetur vazhdimisht sektorin e bujqësisë.
“Ndihma për fermerët do të jetë e vazhdueshme, sepse fuqizimi i blegtorisë dhe bujqësisë është prioritet i yni”, tha ai.
Projekti ka një vlerë prej mbi 41 mijë euro dhe përfshin, përveç laktofrizëve, edhe mikserë për përzierjen e ushqimit të kafshëve, të cilët do të shpërndahen në ditët e ardhshme. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































