Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës i ka ftuar organizatat joqeveritare me bazë në Mitrovicë, program i të cilave është i fokusuar në fushën e sportit, të aplikojnë për mbështetje financiare, shkruan Telegrafi.

Kjo drejtori ka bërë thirrje për mbështetje financiare për projekt-idetë me karakter:


-Subvencionim i klubeve kolektive;

-Subvencionim i klubeve individuale;

-Lojërat tradicionale sportive fshatare;

-Garat shkollore;

-Turniret multietnike.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Komuna e Mitrovicës, mbështetja financiare për projektet sportive është paraparë të jetë deri në 200 mijë euro. /Telegrafi/