Komuna e Kamenicës ofron kurse profesionale falas për të papunët

Komuna e Kamenicës njofton se Qendra për Aftësim Profesional – QAP Gjilan, në kuadër të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës / MFPT, ofron kurse profesionale intensive, të certifikuara dhe falas, të përshtatura sipas kërkesave të tregut të punës.
Pjesëmarrësve u mundësohet:
- Pjesëmarrje pa pagesë
- Pjesëmarrje për persona të papunë
- Mundësi reale për integrim në tregun e punës
Regjistrimi mund të bëhet përmes Zyrave të Punësimit në Gjilan, Kamenicë dhe Viti.
Për më shumë informacion, qytetarët mund të kontaktojnë Zyrën e Punësimit përkatëse. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
7 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































