Site icon Telegrafi

Komuna e Junikut shpall konkurs për ndarjen e 100 bursave studentore

Komuna e Junikut ka shpallur konkurs peër ndarjen e 100 bursave për studentët që vijnë  nga Komuna e Junikut.

Për të qenë të kualifikuar për përfitimin e këtyre busave Komuna e Junikut, ka paraqitur disa kushte, ku njëra ndër këto kushte është që të interesuarit duhet të jenë banorë të Komunës së Junikut si dhe duhet të jenë student të rregullt dhe të ketë të regjistruar vitin akademik 2024/2025, në njërin nga Univeritetet Publike, apo Private të Republikës së Kosovës.

Komuna e Junikut po ashtu në konkursin e saj ka bërë të ditur që aplikuesit nuk mund të jenë përfitues të bursës për student nëse brenda vitit të njejtë fiscal ka qenë përfitues i një burse të ndarë nga Ministritë e Linjës ose ndonjë donatorë tjetër, për të njejtin qëllim.

Ky konkurs mbetet hapur nga data 13.11.2024 e deri më 26.11.2024 në ora 16:00. Aplikacionet duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur në zyrën pritësë të Komunës së Junikut apo të skenuara, dhe përfituesit e bursave do të informohen pas përzgjedhjes finale dhe rezultatet do të publikohen në Ëeb faqen e Komunës së Junikut.

/Telegrafi/

Exit mobile version