Site icon Telegrafi

Komuna e Gjakovës thotë se e ka të pamundur intervenimin në rrugën “Shote Galica”, pasi një pjesë e rrugës ekzistuese gjendet në pronë private

Ditë më parë Telegrafi kishte raportuar për disa probleme me të cilat përballen banorët e rrugës “Shote Galica” në Gjakovë.

Sipas banorëve që jetojnë në këtë zonë dëmtimet e shumta që janë pjesë e kësaj rruge, e vështirësojnë qarkullimin në këtë rrugë, veçanërisht gjatë stinës së dimrit.

Por përveç problemeve me infrastrukturën rrugore, banorët e kësaj zone u shprehën që kanë probleme edhe me rrjetin e kanalizimit.

Lexo po ashtu Vazhdojnë problemet infrastrukturore në rrugën “Shote Galica”

Për të kuptuar nëse Komuna e Gjakovës planifikon të ndërhyjë në rregullimin e problematikave që janë shqetësuese për banorët e kësaj rruge, Telegrafi ka kontaktuar me Zyrën për Informim të Komunës së Gjakovës, të cilët në përgjigjjen e tyre kanë thënë se Komuna e ka të pamundur intervenimin e tërësishëm në këtë rrugë pasiqë një pjesë e saj gjindet në një pronë private.

“Komuna ka ndërhyrë kohë më parë një një pjesë të kësaj rruge, por aktualisht e ka të pamundur të ndërhyjë edhe në një pjesën tjetër, për faktin se në atë pjesë ka probleme pronësore pasi një pjesë e rrugës ekzistuese gjendet në pronë private dhe në raste të tilla Komuna nuk guxon të investojë në prona private. Jemi duke i shikuar mundësitë për gjetjen e një zgjidhje më afatgjate te këtij problemi.”, thuhet në përgjigjjen e Zyrës së Informimit në Komunën e Gjakovës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version