Komuna e Gazi Babës me mbi 20 për qind shqiptar, heziton zbatimin e gjuhës shqipe
Më shumë se një vit e gjysmë për të ndryshuar një tabelë dhe duket se as ky hark kohorë nuk është i mjaftueshëm për Komunën e Gazi Babës që tabelën me emrin e komunës ta zëvendësojë më një tjetër në rë cilën emri do të jetë edhe gjuha shqipe. Që nga shtatori i vitit 2021 kur u bë regjistrimi i fundit i popullsisë dhe nga ku rezultoi se përqindja e shqiptarëve në këtë komunë tejkalon 20, kryetari i Gazi Babës, Boban Stevkovski, në çdo deklaratë ka përmendur procedurat. Këto deklarata ngjallin dilema se si disa institucione arrijnë të ndryshojnë tabelat brenda pak javësh apo një muaji, ndërsa Komuna e Gazi Babës ka procedura për përfundimin e të cilave nuk mjafton një vit e gjysmë.
Ju na thoni se ka procedura, tani a është problemi tek procedurat apo tek vullneti, sepse për kaq muaj kemi parë se janë ndërtuar objekte gjigande, ndërsa nuk mund të ndryshohet një tabelë?
“Kemi pasur takim pune me Agjencinë për Zbatimine Gjuhëve në të cilën janë formuar ekipe punë nga Komuna e Gazi Babës dhe nga Agjencia e cila përcakton dinamikën e zbatimit të procedurave të caktuara që si komunë jemi të detyruara t’i zbatojnë në përputhje me ligjin. Sa i përket vendosjes së tabelave grupi i punës ka konstatuar dinamikë të caktuar dhe në përputhje me kompetencat tona në periudhën e ardhshme do të ndodhë ajo që e kërkoni ju”, tha Boban Stevkovski, kryetar i Komunës së Gazi Babës.
Kur është ajo periudhë e caktuar, sepse këtë po na e thoni që në janar?
Do të bisedoj me përfaqësuesin e autorizuar nga Komuna e Gazi Babës si kryetar i grupit të punës që të më informojë. Sigurisht që ne duhet të sigurojmë mjete për ndryshim të tabelës dhe do ta bëjmë, nuk ikim nga përgjegjësitë tona ligjore”, u përgjigj Boban Stevkovski, kryetar i Gazi Babës.
Nga Agjencia e për Zbatimin e Gjuhëve thonë se Komuna e Gazi Babës nuk ka dërguar asnjë kërkesë zyrtarë për përkthim të tabelës edhe në gjuhën shqipe.
“AZGj-ja ju njofton se Komuna e Gazi Babës nuk ka dërguar asnjë kërkesë zyrtare për përkthimin në gjuhën shqipe të tabelës në hyrjen e Komunës dhe të asnjë lloj tabele tjetër. Gjithashtu AZGj-ja ju informon se nuk kemi krijuar asnjë grup pune të përbashkët me Komunën e Gazi Babës në lidhje me këtë çështje”, thonë nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve.
Nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve thonë se nga Komuna e Gazi Babës më 3 shkurt apo më shumë se një vit nga regjistrimit i popullësisë kanë pranuar vetëm se një kërkesë për përkthim të 14 formularëve, dhe të njëjtët i janë kthyer komunës të lekturuar nga gjuha maqedonase në atë shqipe më datë 12 shkurt. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze