Komuna e Fushë Kosovës ofron shërbime të Gjendjes Civile edhe gjatë pauzës zyrtare

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se Zyra e Gjendjes Civile do të vazhdojë të ofrojë shërbime edhe gjatë pauzës zyrtare, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve administrative dhe lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbimet komunale.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet do të ofrohen pa ndërprerje në intervalin kohor nga ora 12:00 deri në ora 13:00.
Ky vendim është marrë nga Drejtoria e Administratës e Komunës së Fushë Kosovës, duke theksuar angazhimin institucional për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për të siguruar qasje të barabartë dhe efikase në shërbimet e gjendjes civile, edhe gjatë orarit të pauzës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
6 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































