LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Çairit: Gjatë gjithë muajit do të realizohet procesi i regjistrimit të nxënësve në klasë të parë

Komuna e Çairit: Gjatë gjithë muajit do të realizohet procesi i regjistrimit të nxënësve në klasë të parë

Nëpërmjet një njoftimi të Komunës së Çairit thuhet se gjatë gjithë muajit maj do të realizohet procesi i regjistrimit të nxënësve të klasave të para në shkollat fillore të Komunës së Çairit.

“Aplikimi për regjistrim dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm kësaj rradhe mund të bëhet online përmes web faqes https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5228 ku më pas shërbimet e shkollës përkatëse në numrin tuaj të telefonit të dhënë në aplikim do t’ju lajmërojnë për caktimin e terminit për realizimin e intervistës me fëmijën në ambientet e shkollës. Kjo do të mundësojë shmangien e grupimit nëpër shkolla”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

Ata shtojnë se i gjithë ky proces mund të realizohet edhe në shkollën përkatëse ku prindit do ti caktohet termini për dorëzimin e dokumenteve dhe realizimin e intervistës ndërsa prezenca fizike për realizimin e intervistës mbetet obligative dhe gjatë realizimit të saj çdo shkollë do të funksionojë sipas termineve të caktuara në të dyja mënyrat e aplikimit.


“Bëjmë deri te të gjithë palët e përfshira në procesin e regjistrimit të filloristëve (mësuesit, prindërit, fëmijët, kuadri administrativo – teknik) për vëmendje të madhe gjatë punës në shërbim të mbrojtjes së shëndetit publik! Komuna e Çairit ju dëshiron proces të lehtë dhe të suksesshëm të regjistrimit të fëmijëve tuaj në vatrat e dijes”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori