LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Aerodromit ndërton qendër sportive për tenis

Komuna e Aerodromit ndërton qendër sportive për tenis

Komuna e Aerodromit në Bashkinë e Shkupit ka shpallur tender për ndërtimin e një qendre sportive për tenis, që përfshin tetë fusha të këtij sporti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kryetarit të kësaj komune, Ivica Koneski, qendra e tenisit do të ndërtohet përmes partneritetit publiko – privat, duke u shprehur opitimist se do të ketë kompani të interesuara për realizimin e projektit.

Në konferencën e shtypit mori pjesë edhe ministri i financave, Kiril Minoski, i cili theksoi se Ministria dhe qeveria mbështetin investimet kapitale në sport që në buxhetin vjetor përfshihen me një shumë prej 400 milion denarësh.


Projekti i ndërtimit të kësaj qendre të tenisit duhet që të ndërtohet më së voni për 36 muaj./Telegrafi/