LAJMI I FUNDIT:

Kompania turke që prodhon pajisjet mbrojtëse për Volodymyr Zelenskyn dhe bashkëpunëtorët e tij

Kompania turke që prodhon pajisjet mbrojtëse për Volodymyr Zelenskyn dhe bashkëpunëtorët e tij

Kompania turke Garanti Kompozit, është ajo që merret me pajisjet mbrojtëse për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, e që po i përdorë vazhdimisht që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Kompania gjendet në qytetin turk Yozgat, e atë e ka vizituar së fundmi ministri i Mbrojtjes, Mustafa Varank, i cili tha se për Zelenskyn dhe bashkëpunëtorët e tij kanë prodhuar helmetat dhe jelekët anti-plumb, transmeton Telegrafi.

Pamjet e takimit Putin-Shoigu, shtojnë zërat se gjendja shëndetësore e presidentit rus është shumë e rëndë
Lexo po ashtu Pamjet e takimit Putin-Shoigu, shtojnë zërat se gjendja shëndetësore e presidentit rus është shumë e rëndë

Kjo kompani qysh në ditën e parë të agresionit rus ka pranuar porosinë e parë për prodhimin e pajisjeve mbrojtëse.


“Kanë kërkuar 20 helmeta dhe jelekë anti-plumb. Jemi të lumtur kur i shohim në televizor”, tha Vedat Tuzer nga kompania Garanti Kompozit.

Johnson: Britania e Madhe po trajnon ushtarët ukrainas në Britani dhe Poloni  
Lexo po ashtu Johnson: Britania e Madhe po trajnon ushtarët ukrainas në Britani dhe Poloni  

Është theksuar se për prodhimin e pajisjeve ushtarake dhe civile përdorën materiale të avancuara. Sipas ministrit Varank, eksportimi i këtyre prodhimeve është i rëndësishëm për Turqinë për të treguar se çfarë është arritur në prodhim.

“Më vjen mirë ta shoh në këtë pikë sektorin privat ku ka arritur, në veçanti industria e mbrojtjes. Një pjesë e madhe e pajisjeve ushtarake prodhohen në Yozgat, ku në mbi 50 shtete dërgojnë produktet e tyre”, shtoi Varank.

Kryetari i Mariupolit: Jeta e 100 mijë civilëve ukrainas është në duart e Putinit
Lexo po ashtu Kryetari i Mariupolit: Jeta e 100 mijë civilëve ukrainas është në duart e Putinit

Ndërkaq Tuzer ka bërë të ditur se kompania e tij mbulon 80 për qind të tregut në Turqi, kur bëhet fjalë për helmeta. Deri më 2013 janë eksportuar në Shtetet e Bashkuara dhe atë në partneritet me kompanitë nga Izraeli. Çmimi i një helmete të tillë kap vlerën e 1.900 dollarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori