Nëse vërtetohet se kompania MTS d.o.o. ka blerë ilegalisht së paku katër operatorë kabllorë në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, do të gjobitet deri në dhjetë për qind të fitimit të përgjithshëm të realizuar kudo në botë gjatë vitit të fundit.
Kështu kanë thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) nga Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës, i cili për punën e tij raporton në Kuvendit.
Në fund të muajit nëntor të vitit 2022, ky autoritet ka nisur hetimet sipas detyrës zyrtare për shkak të dyshimeve se kompania MTS d.o.o. nuk i ka raportuar transaksionet e saj, siç kërkohet me ligj në Kosovë.
MTS d.o.o. ka për kompani amë operatorin shtetëror të telekomunikacionit, Telekomi i Serbisë, dhe është themeluar në tetor të vitit 2015 në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Selia e kësaj ndërmarrjeje shoqërore është në Mitrovicën e Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Megjithatë, ka degë edhe në komunat tjera të banuara me shumicë serbe në Kosovë: Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Shtërpcë dhe Ranillug.
Ndërkohë, emri i kompanisë MTS d.o.o. u gjet në listën e kompanive, të cilave mund t’u ndalohet veprimtaria e të bërit biznes, sepse në formularin e regjistrimit shkruan se ndodhet në territorin e Serbisë, përkatësisht shkruan “Mitrovica e Kosovës (Kosovska Mitrovica), Republika e Serbisë”.
Lista e kompanive me vendndodhje gjeografike të ngjashme të kontestuar është përpiluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, pasi mediumit Klan Kosova iu pezullua certifikata e biznesit për të njëjtën arsye.
A e eliminoi MTS-ja paligjshëm konkurrencën?
Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës ka sqaruar se ka marrë informacione se MTS d.o.o. bleu aksione të kompanive të tjera që ofrojnë shërbime telekomunikacioni në zonat serbe në Kosovë, pa e raportuar një gjë të tillë.
Ajo pretendon se një gjë e tillë nuk është në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës në Kosovë.
“Transaksionet e kryera pa njoftim sipas Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, paraqesin formë të kufizimit apo shtrembërimit të konkurrencës nga kompanitë në territorin e Republikës së Kosovës apo jashtë saj, nëse veprimet e tyre ndikojnë në tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Siç është specifikuar, MTS-ja në Kosovë ka blerë operatorë kabllorë në veri dhe në jug të lumit Ibër: VGN Net nga Mitrovica e Veriut, Lika nga Zveçani, Ivan Radosavljeviq nga Leposaviqi dhe Herc International në Shtërpca.
Në fund të vitit 2021, REL-i shkroi për blerjen e Herc-it, një prej operatorëve më të mëdhenj kabllorë në jug të Ibrit.
Në atë kohë ata i hoqën menjëherë kanalet e pavarura nga Serbia – N1 dhe Nova S – të cilat janë në pronësi të The United Group, por ndërkohë u kthyen.
Në anën tjetër, disa banorë të veriut, me të cilët ka folur Radio Evropa e Lirë e të cilët kanë shfrytëzuar shërbimet e kompanisë VGN Net deri në shitjen e aksioneve te kompania MTS, nuk i kanë më këto dy kanale.
N1 dhe Nova S, janë ndër kanalet e pakta me qëndrim kritik ndaj autoriteteve në Serbi.
MTS-ja pa koment, përgjigjet Telekomi i Serbisë
REL-i kontaktoi me drejtorin e kompanisë MTS në Kosovë, Dejan Ognjanoviq, për të marrë një koment për hetimin e udhëhequr nga Autoriteti për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Megjithatë, Ognjanoviq tha se Telekomi i Serbisë ka bërë një deklaratë lidhur me këtë rast dhe se nuk ka çfarë të shtojë.
Përndryshe, Telekomi i Serbisë deklaroi më 30 korrik se MTS d.o.o. operatorët kabllorë të përmendur i ka blerë në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2021, kur ishte në fuqi ligji i vjetër për mbrojtjen e konkurrencës dhe sipas të cilit ai nuk ishte i detyruar të raportonte “përqendrimet në lidhje me blerjet në fjalë”.
Në njoftim thuhet se MTS d.o.o. ka funksionuar gjithmonë “me ndërgjegje, transparencë dhe në përputhje me rregulloret përkatëse”, dhe shpreson që organet rregullatore në Kosovë të punojnë në mënyrë të paanshme dhe të pavarur.
“MTS d.o.o. ka paraqitur deklaratat e saj me shkrim për këto hetime në dy raste dhe sinqerisht shpreson që Autoriteti (organ për mbrojtjen e konkurrencës) të respektojë argumentet tona dhe të pezullojë hetimin”, thuhet në njoftim.
Kontestohet edhe adresa e regjistrimit të MTS d.o.o.
Radio Evropa e Lirë konfirmoi se MTS d.o.o. është në mesin e dhjetëra kompanive me adresa të kontestuara. Në një listë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës MTS-ja në Mitrovicën e Veriut është e regjistruar si kompani në “territorin e Serbisë”.
Kjo ministri thekson se të dhëna të tilla nuk mund të tolerohen dhe bëhet e ditur se do t’u hiqet licenca e punës, si në rastin e televizionit Klan Kosova, të cilit në dokumentet e regjistrimit janë shënuar dy qytete në Kosovë – Pejë dhe Gjakovë – por si pjesë të Serbisë.
Drejtori aktual i MTS-së në Kosovë, Dejan Ognjanoviq, tha se nuk ka koment për këtë temë.
Ndryshe, Zoran Milojeviq figuron si drejtor i MTS-së në dokumentet e regjistrimit.
Ai njihet edhe me pseudonimin “Zelja” dhe deri para dy vjetësh ishte shef i MTS-së në Kosovë.
Ai është gjithashtu zyrtar në Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe më parë ka qenë i punësuar në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime