LAJMI I FUNDIT:

Kompania nga Gjermania me projekt për hapjen e 200 vendeve të punës në Mitrovicë

Kompania nga Gjermania me projekt për hapjen e 200 vendeve të punës në Mitrovicë

Drejtuar nga Fadil Nura, kryesues i Bordit të Agjencionit për Zhvillim Rajonal të Veriut (AZHRV), dhe në prani të kryetarit të komunës s Mitrovicës, Agim Bahtiri, Mrike Macula, Kryeshefe Ekzekutive e ARDA në Kosovë dhe Rreze Duli, drejtoreshë e AZHRV, është mbajtur takimi i Bordit të AZHRV-së, në të cilin është shqyrtuar Raporti i punës për periodën Korrik 2016-Mars 2017, si dhe është diskutuar për disa çështje tjera të rëndësishme nga fushëveprimi i agjencionit

Raporti i aktiviteteve të AZHRV-së u vlerësua si gjithëpërfshirës. U tha se janë përfshi të gjitha aktivitetet e zhvilluara të AZHRV-së në mënyrë të detajuar, andaj edhe u mbështet nga anëtarët e Bordit.

Në takim u diskutua edhe mundësia zgjerimit të objektit të AZHRV-së, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve të reja, sidomos të atyre që gjenerojnë punësim.
Në këtë, kontekst u bë fjalë për gatishmërinë e një Kompanie nga Gjermania, përfaqësuesi i së cilës bashkë me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri, e ka vizituar AZHRV-në dhe ka konstatuar se hapësira ekzistues dhe zgjerimi i saj për 250 metra katrorë, ofron kushte ideale për zhvillimin e veprimtarisë së saj, ku do të punësoheshin rreth 200 të rinj e të reja.
Kryetari Bahtiri lidhur me këtë tha se është shumë i interesuar që kjo kompani të angazhohet në Mitrovicë, ndaj ai dhe të gjitha institucionet tjera komunale, do të plotësojnë kërkesat e AHRV-së dhe Kompanisë gjermane, që janë të lejuara me ligj, e që kanë të bëjnë me lejimin për shfrytëzim të hapësirës së nevojshme për punë dhe të lëshimit të lejeve të nevojshme.
“Punësimi i 200 qytetarëve, është në interes të komunës dhe qytetarëve të saj. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur dhe ligjore për të realizuar këtë projekt, duke e mbështetur përpos të tjerash edhe financiarisht. Besoj se në këtë drejtim do të na mbështesë edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me të cilën jemi në kontakt dhe presim bashkëpunim në këtë drejtim, duke përfshi këtu edhe mbështetjen financiare”, tha Bahtiri.
Ai u dakordua me zyrtarët e AZHRV-së që menjëherë të fillojnë procedurat e nevojshme ligjore për të përmbushur kërkesat e Kompanisë nga Gjermania, e cila ka premtuar se punën mund ta filloj në muajin Maj të këtij viti në hapësirën ekzistues të objektit të AHRV-së me një numër të konsiderueshëm të punëtorëve, ndërsa që ndërkohë me krijimin e hapësirës tjetër të nevojshme për aktivitetet punues, do të punësohet edhe numri tjetër i punëtorëve e që gjithsejtë mund të sillet rreth 200 sish. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave

Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori