LAJMI I FUNDIT:

Kompania amerikane pritet t’i punësojë rreth 3000 persona

Kompania amerikane pritet t’i punësojë rreth 3000 persona

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë investuese amerikane në industrinë e mermerit “Stone Alliance”, e cila pritet që t’i punësojë rreth 3 mijë persona.

E pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha se kjo është një ditë e veçantë për Kosovën. Ndërsa theksoi se përmes kësaj kompanie, dërgohen mesazhe dhe tek investitorët tjerë nga e gjithë bota, që të investojnë në Kosovë. Ai tha se institucionet e vendit, do të bëjnë ç’është e mundur në lehtësimin e procedurave, për tërheqjen e investitorëve të jashtëm.

“Kjo është një nga ditët më të veçanta, por edhe më krenare të qenit kryetar i Kuvendit të republikës së Kosovës. Kosova dhe qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për storie të suksesit. Dhe sot në rrethana të lirisë, suksesi më i madh dhe krenaria më e madhe është për ata njerëz të cilët arrijnë të krijojnë vende të lira pune, për qytetarët e republikës sonë. Në të njëjtën kohë dhe përmirësojnë bilancin tregtar të cilin e kemi shumë deficitar…. Ardhja e një kompanie të tillë amerikane dhe investimi i tyre dhjetëra milionëshe në Republikën e Kosovës, punësimi i 2500 njerëzve ka një rëndësi të jashtëzakonshme”, tha ai.


Veseli po ashtu bëri thirrje që investitorët e huaj të investojnë në Kosovë, duke pohuar se Kosova ofron kushte të mira për ta dhe se ka një mbrojtje të përkryer ligjore.

Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë amerikane “Stone Aliance”, Michael Berbero tha se SHBA-të janë krenar, për rolin që kanë pasur në pavarësimin e Kosovës. Por sipas tij komuniteti internacional, ka hasur në vështirësi për ta ndihmuar Kosovën të zhvillojë ekonominë. Megjithatë beson se suksesi i projektit “Stone Aliance”, do të përçojë një mesazh të fuqishëm dhe të qartë tek investitorët tjerë, që Kosova është një partner i shkëlqyer biznesi dhe për investime.

“Realizimi i këtij projekti, ka qenë një sfidë e vërtetë. Por së bashku me kryeparlamentarin Veseli dhe ekipin e tij, ne e kemi gjetur një grup vizionarësh, që janë të përkushtuar për të sjellë investime me vlerë në Kosovë. ‘Stone Aliance’ nuk do u shërbejë vetëm interesave të investitorëve tonë, por gjithashtu do sjellë përfitime për Kosovën. Për shembull ‘Stone Aliance’ synon të hapë në mes të 2000 deri në 3000 mundësish punësimi. Ne synojmë të themelojmë 4 fabrika. Ne do të fokusohemi në trajnimin dhe zhvillimin e fuqisë punëtore kosovare. Nënshkrimi i këtij memorandum mirëkuptimi nënkupton thellimin e procesit të zhvillimit të kësaj kompanie. Ky memorandum do të sjellë besimin e komunitetit ndërkombëtar të investimit dhe ne menjëherë do të nisim të ngrisim fondet e nevojshme, për tregjet ndërkombëtare kapitale”, thotë ai.

Edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie tha se ky është një shembull i përkryer i potencialit që ka Kosova për investime.

“Ky memorandum është një shembull i përkryer i potencialit që ekziston këtu në Kosovë, për investime dhe për krijimin e vendeve të punës. ‘Stone Alliance’ planifikon të punësojë rreth 2500 deri në 3000 punëtorë për pesë vite. Kur flas për ekonominë në Kosovë, ju me siguri shpesh më keni dëgjuar, të flas për mjedrën, por përgjatë dy javëve të fundit ne kemi parë gjithashtu edhe shume shembuj të tjerë të zhvillimeve pozitive ekonomike në Kosovë”, tha Delawie.

Ndërsa drejtori i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, tha se viteve të fundit ka interesim të shtuar nga kompanive amerikane, që të investojnë në Kosovë.

“Në dy vitet e fundit, ka pasur interesim më të shtuar të kompanive amerikane, të cilat kanë vizituar Kosovën janë takuar dhe me ne dhe përfaqësuesit e institucioneve, për të parë se cilat janë mundësitë e investimeve. Më vjen mirë se ndoshta pak më pak se një vit prej vizitës së përfaqësuesve të kompanisë ‘Stone Alliance’ po ndodh edhe kjo ceremoni e nënshkrimit të këtij memorandumi. Po e shohim dhe një dritë në fund të tunelit, ose po e shohim një perspektivë më të mirë për kompanitë të tjera amerikane, të cilat po synojnë të shtrijnë operacionet e tyre në Kosovë“, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Ekonomi
Kalo në kategori