LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime ka përcaktuar listën e anëtarëve për përbërjen e re të KSHPK-së

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime ka përcaktuar listën e anëtarëve për përbërjen e re të KSHPK-së

Pasi u përcaktua nga Komisioni Përzgjedhës, lista e kandidatëve për kryetar dhe anëtarëve të përbërjes së ardhshme të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është miratuar sot nga Komisioni parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime.

Për kryetare të re të Entit shtetëror për revizion është propozuar Tatjana Dimitrovska, e punësuar te Enti Shtetëror për Revizion. Ajo u rendit e para në listë, dhe mori 76 pikë nga anëtarët e Komisionit Përzgjedhës.

Si anëtarë të komisionit, nga ana tjetër, gjyqtarja Sofija Spasova-Medarska, me 75,86 pikë, dy këshilltarët e mëparshëm në KSHPK, Biljana Karakashova-Shulev me 74,28 pikë dhe Besnik Xhemaili me 74,14 pikë, auditorët Zoran Bogoevski me 73,57 pikë, Cveta Ristovska me 70,57 dhe Servet Demiri me 67,28 pikë.


Lista e kandidatëve tani do të dërgohet në Kuvend dhe pritet të jetë në seancën e ardhshme plenare dhe për miratimin e saj duhet votuar 41 nga gjithsej 61 deputetë në Kuvend, pra miratim me shumicë të thjeshtë.

Nëse Kuvendi nuk zgjedh kryetar dhe anëtarë të Komisionit Kundër Korrupsionit, procedura e zgjedhjes përsëritet në tërësi duke shpallur konkurs menjëherë, jo më vonë se brenda dhjetë ditëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori